Arratisje nga parkimi, hajdutët shkatërrojnë makinat (Video)

E publikuar: 26/12/2018 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një skenë si në filma ajo që është zhvilluar të dielën në 23 dhjetor në parkingun e supermarketit Tesco në Rickmansworth, në Hertfordshire, rreth 40 kilometra nga Londra.

Dy persona, në bordin e një Citroeni blu, po përpiqeshin t’ia mbathnin pas një tentative për të vjedhur pije alkoolike brenda supermarketit dhe kanë përplasur të gjitha makinat që pengonin kalimin e tyre.

Një punonjës i Tesco dhe disa klientë janë përpjekur të ndalojnë arratisjen e hajdutëve të dyshuar, duke i gjuajtur makinës së tyre me karroca.

Video tregon edhe një burrë që ka në dorë një shufër hekuri.

Mjeti më në fund ka arritur të largohet nga parkimi dhe policia është në ndjekje të makinës, përcjell bw.

Mediat lokale raportojnë që një punonjës i supermarketit ka mbetur i plagosur në brendësi të dyqanit, pak momente përpara kolapsit që tregohet në video.