Arratisja e dy personave nga Burgu i Dubravës, arrestohen dy oficerë korrektues

E publikuar: 16/09/2018 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy të burgosur ia kanë arritur që dje të arratisen nga Burgu i Dubraves.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur që rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00 të mëngjesit, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, në lidhje me rastin janë arrestuar dy oficerë korrektues në këtë burg. Ata po dyshohet që nuk kanë bërë përcjelljen e dy të burgosurve meshkuj, njëri shtetas i Maqedonisë, të cilët kanë arritur që të arratisen nga burgu.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, siç është raportuar më herët, të burgosurit po vuanin dënimin për vjedhje të rëndë.