Arratiset sapo shikon policinë, kapet shqiptari me 6 kg drogë në makinë

E publikuar: 01/02/2016 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ishte duke udhëtuar me makinë nga Zvicra për në Itali dhe sapo ka parë karabinierët i ka dhënë gaz mjetit të tij dhe është larguar. Pas tij janë vënë disa makina policie.

Nga shpejtësia dhe duke mos njohur zonën, ka përfunduar në një rrugë pa krye, duke bërë që të arrestohej. Bëhet fjalë për një shqiptar 23-vjeçar që në bagazhin e makinës kishte 6 kilogramë drogë të llojit kanabis sativa.

Arrestimi është bërë në Ponte Chiasso në Itali. Shqiptari kishte tentuar që të largohej në këmbë, por është ndaluar nga policia.