“Armëpushim” mes dy gjigandëve të elektronikës Samsung dhe Huawei

E publikuar: 27/02/2019 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjigandi Kinez Huawei dhe ai Koreano Jugor Samsung kanë vendosur një “armë pushim” mes tyre pas një beteje dy vjeçare patentash në gjykatë.

Dy kompanitë tërhoqen akuzat e tyre për pronësinë intelektuale të disa patentave më 25 Shkurt.

Dy prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të telefonëve Android janë përballur nëpër gjykata në SHBA dhe Kinë që prej 2016-ës.

Huawei akuzonte Samsung se ka përdor teknologjinë e saj të komunikimit celular pa autorizim si dhe shtyrë marrëveshjet e licencimit.

Samsung kishte mohuar vazhdimisht akuzat e madje drejtuar një kundër-akuzë ndaj Huawei për tarifat e larta të licencimit.

Asnjëra prej kompanive nuk dha informacion pse kjo tërheqje. Fati i çështjes do të përcaktohej në gjykatë në Shtator.

Në Janar të 2018-ës një gjykatë Kineze rrëzoi vendimin gjykatës së San Francisco duke vendour në favor zë Huawei dhe aplikuar bllokimin e shitjeve të smartfonëve 4G në Kinë.

Një gjykatë paralele në SHBA kërkoi nga Huawei që të mos zbatonte vendimin e gjykatës së Shenzen në Kinë. /PCWorld Albanian