“Armëpushim” deri në ratifikimin e Demarkacionit

E publikuar: 31/05/2016 09:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, edhe pse të pakoordinuara ndërmjet vete, duket se i kanë dhënë vetes një “armëpushim” deri në kohën kur koalicioni qeverisës do ta “kontrabandojë” në Kuvend Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi për ratifikim.

Deri në këtë periudhë nuk do të ketë protesta në rrugë, ndërsa në ditën kur Demarkacioni pritet të ratifikohet, opozita kërcënon se do të protestojë brenda e jashtë Kuvendit të Kosovës.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë të ditur se kur planifikon ta dërgojë këtë çështje në Kuvend.

Zyrtarë qeveritarë kanë thënë se kjo çështje do të përfundojë gjatë muajve të verës madje ata e kanë caktuar qershorin si muajin vendimtar të ratifikimit./Zëri