Armenët: Nuk e djegim flamurin kuqezi!

E publikuar: 27/03/2015 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi i tifozëve armenë, “First Armenian Front”, që pritet të përkrahin kombëtaren e tyre në ndeshjen ndaj Shqipërisë që zhvillohet në Elbasan Arena, kanë mohuar se do ta djegin flamurin shqiptar.

Ditë më parë është raportuar se tifozët armenë kanë bashkëpunuar me tifozët serbë dhe se planifikojnë që në përballjen ndaj kombëtares shqiptare ta djegin flamurin kuqezi Mirëpo, një gjë e tillë është mohuar nga tifozët e ekipit që do të luajë si mysafir, transmeton koha.net. “First Armenian Front dëshiron të njoftojë se asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me tifozët serbë dhe asnjëherë nuk e kanë në plan të djegin ndonjë flamur në Shqipëri”. “Nuk janë të vërteta lajmet se ne do ta djegim flamurin shqiptar”, thuhet në njoftimin e tyre.