Armend Zemaj: Gjatë kësaj jave do të ketë rishikim të masave

E publikuar: 27/07/2020 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me drejtorët dhe inspektorët e komunave të Kosovës, derisa thotë se gjatë kësaj jave do të ketë rishikim të masave anti-COVID.

“Në çdo komunë, masat duhet të respektohen në mënyrë strikte dhe të rritet niveli i përgjegjësisë dhe llogaridhënies!”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot gjatë takimit me drejtoret e inspektoreve të komunave të Kosovës prej të cilëve kërkova kordinim më të mirë ndërmjet inspektoriateve komunale me inspektoriatet tjera.

Gjatë kësaj jave do të ketë rishikim të masave dhe mekanizmave funksional që ndihmojnë në menaxhimin e pandemisë dhe sigurojnë kontrollimin dhe respektimin e masave, në të gjitha komunat e Kosovës!

Në çdo komunë, masat duhet të respektohen në mënyrë strikte dhe të rritet niveli i përgjegjësisë dhe llogaridhënies!