“Arma me ujë” e zjarrfikësve: Ajo mund të shpojë çelikun, betonin por edhe xhamat antiplumb (Video)

E publikuar: 07/02/2018 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vitin 2008, kur një aeroplan B-2 u përplas në pistën e bazës amerikane në Guam, zjarrfikësit ishin përballur me një sfidë jo shumë të zakonshme.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ekuipazhi u nxorën me sukses, por aeroplani jashtëzakonisht i shtrenjtë u shkatërrua plotësisht nga një zjarr që digjej thellë brenda rrënojave të tij.

“Zjarrfikësit kishin vështirësi të kalonin për të luftuar zjarrin”, kishte thënë shefi i Forcave Ajrore të SHBA-ve, Sgt. Scott Knupp.

Dhe humbja e këtij aeroplani të shtrenjtë bëri që Forca Ajrore të kërkonte një zgjidhje.

“Ne ishim në kërkim të një lloji të teknologjisë që do të na ndihmonte të depërtonim përmes hapësirave të vështira për të dërguar ujin deri tek zjarri”, kishte shtuar Knupp.

Zjarrfikësit e Forcave Ajrore tani përdorin një sistem të quajtur PiroLance – një “armë” e zjarrfikësve që mund të shpërthente nëpër mure prej çeliku, tulla ose beton dhe madje edhe xhama me rezistencë ndaj plumbave.

Pajisja e mbajtur me dorë përdor një përzierje të ujit me presion dhe materialit të granitit për të shpuar një vrimë gjashtë milimetrash përmes pengesave.

PyroLance filloi të përdorej nga Forcat Ajrore të SHBA pesë vjet më parë dhe teknologjia është adoptuar gjithashtu nga ana e Marinës së SHBA, si dhe aeroportet e shumta dhe shërbimet e zjarrit në mbarë botën. /Telegrafi/