Arlind Ajeti jashtë fushave deri në fund të stinorit, vallai i tij Albiani ishte ai që e dëmtoi

E publikuar: 29/10/2018 19:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arlind dhe Albian Ajeti ishin në fushë kundër njëri-tjetrit në ndeshjen Grasshopper -Basel, që u fitua nga mysafirët me rezultat 3-1.

Por kjo ndeshje për mbrojtësin e Grasshopper dhe kombëtares shqiptare, Arlind Ajetin.

Ai nuk do të mund të luajë futboll për pjesën e mbetur të vitit 2018, pasi u dëmtua nga vëllai i tij, Albiani.

Pas një përplasjeje midis tyre, mbrojtësi shqiptar pati dhimbje dhe shtrëngoi shpatullën duke kërkuar ndihmën mjekësore.

Ai e vazhdoi lojën, por pas pjesës së parë nuk u kthye më.

“Kjo është një situatë mjaft e sikletshme dhe më vjen shumë keq për vëllanë tim. Nuk është aspak e bukur që të nxjerrësh shpatullën”.

“Unë uroj që të kthehet sa më shpejt. Nëse është e shkruar, ne do të takohemi përsëri 20 herë, dy herë apo asnjëherë”.

:Por, kur të ndodhë, më mirë do të jetë t’i evitojmë duelet nga pak me njëri-tjetrin”, ka thënë vëllai i vogël Albiani.

Mjekët rekomanduan ndërhyrje kirurgjikale për Arlind Ajetin dhe ai mund të mungojë me muaj të tërë. /Telegrafi/