ARKEP-i ia kthen Valës 200 mijë numrat që i shfrytëzonte Z-Mobile, kjo e quan të padrejtë

27.09.2019 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
ARKEP-i ia kthen Valës 200 mijë numrat që i shfrytëzonte Z-Mobile, kjo e quan të padrejtë

Përfundimisht, mbi 200 mijë numrat e shfrytëzuar nga operatori Z-Mobile do të jenë në pronësi të Telekomit të Kosovës, pas periudhës tranzitore prej 120 ditëve.

Këtë vendim e ka marrë të mërkurën Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare.

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka thënë se do t’i kryejnë procedurat administrative për marrjen e këtyre sim-kartelave dhe se konsumatorët nuk do të kenë ndërprerje.

Istrefi ka thënë se përmes shfrytëzimit të këtyre numrave do të rriten të hyrat me mbi 1 milion euro në muaj.

Këtë vendim të ARKEP-it e ka mirëpritur edhe Sindikata e Punëtorëve të Telekomit.

Në një përgjigje me shkrim, kompania Z-Mobile e konsideron këtë vendim të ARKEP-it të padrejtë, duke thënë se në ditët në vijim do t’i përgjigjen këtij institucioni.

Në korrik të këtij viti, Telekomi i Kosovës nuk e ka vazhduar kontratën me kompaninë Z-Mobile, e cila ishte nënshkruar në janar të 2009-s.

Telekomi, tash e disa vjet, ndodhet në krizë financiare. Pas vendimit të Arbitrazhit, borxhi i Telekomit ndaj kompanisë Z-Mobile kap shifrën e rreth 26 milionë eurove.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Mesazhet e fundit që la Shqipdon Aliu para se të vdiste

Rama: Gratë dhe vajzat janë më pak të korruptuara se burrat

“Der Spiegel”: Rama mban pushtetin përmes krimit të organizuar

Nusret Pllana: Dashtë zoti ndodh mrekullia e më fton Gjykata Speciale

Akademia Diplomatike fillon trajnimin intensiv për diplomatë të rinj

Johnson kërcënon me zgjedhje dhe tërheqjen e ligjit për Brexit

Gjykata Speciale fton për intervistim Smajl Latifin

Vogel: Njohja zyrtare e Kosovës nga Serbia ka qenë gjithmonë qëllimi final i BE-së

Themelohet Task-Forca e përbashkët në mes të  Kosovës dhe së Maqedonisë së Veriut

Afër 30 mijë vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara pa u numëruar

Punime në rrjet, KEDS paralajmëron qytetarët për ndërprerje të energjisë elektrike

KPK miraton politikat e trajnimeve për prokurorë dhe stafin administrativ për vitin 2020

Ndalohen katër persona për Fajde dhe Detyrim

Konjufca zbulon se si do të ndahet pushteti në rast se arrihet koalicioni me LDK-në

Osmani takohet me ambasadorin italian i cili shprehu gatishmërinë për përkrahjen e proceseve të rëndësishme në Kosovë

Osmani: Marrëveshja me Serbinë duhet ta ketë bekimin e SHBA-së