Arkeologët zbulojnë atë që besohet të jetë një punëtori për kryerjen e balsamimeve (Video)

E publikuar: 16/07/2018 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në afërsi të një nekropolisi në Kajro të Egjiptit, arkeologët e kanë zbuluar atë që po besojnë të jetë një punëtori ku janë kryer balsamosjet e mumieve.

Hapësira që është e thellë rreth 30 metra, është gjetur rastësisht disa muaj më parë, ndërsa mendohej të jetë një varr i lashtë, transmeton Telegrafi.

Brenda janë gjetur statuja guri, kavanoza dhe kova të ndryshme, që besohet se janë shfrytëzuar për proceset e mumifikimit. Aty janë gjetur edhe 35 mumie, që besohet të jenë të vjetra afro 2,000 vjet.

Kjo gjetje, pritet të ndihmojë në gjetjen sekretit të egjiptianëve të lashtë dhe vajrave që përdorën, për të kryer balsamimet e suksesshme. /Telegrafi/