Arjen Robben: Jam i lumtur për rikthimin

E publikuar: 25/10/2015 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesa duket Arjen Robben i ka hedhur pas krahëve problemet, që e lanë jashtë fushave për rreth dy muaj. 31-vjeçari, i cili u aktivizua në ndeshjen me Koln në kampionat tregoi se është riaftësuar shumë mirë, pasi në minutën e 36 hap serinë e golave për bavarezët të cilët fituan me rezultatin 4-0.

Holandezi deklaroi se është shumë i lumtur për rikthimin dhe se shënimi i golit ishte shpërblimi i duhur për punën e bërë gjatë reabilitimit nga dëmtimi.