Aris Ismajli talent i madh i futbollit

E publikuar: 25/03/2019 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në radhët e fatosave të Shkollës së futbollit “Shkëndija” të Gjilanit, janë disa futbollist me talent të jashtëzakonshëm, njëri ndër ta i padiskutueshëm është sulmuesi Aris Ismajli, i cili me lojërat e tija në fushën e blertë të futbollit, çdo ditë e më tepër po i mahnit njohësit e futbollit.

11-të vjeqari Ismajli, i cili edhe pak muaj mbush 12 pranvera tani e 3 vite asnjëherë nuk ju ka nda futbollit, duke dëshmuar se ky talent i rrallë shumë shpejt do të jetë një emër i veçantë në futbollin e Kosovës e më gjerë.

“Loja e futbollit është gjithçka për mua, jam i dashuruar në këtë lojë dhe çdo ditë kërkoj të përparoj më tepër, një ndihmës në përparimin tim në fushë me të madhe po e jep edhe trajneri Veton Xhemajli, i cili me këshillat e tij po me jep vetëbesim edhe më të madh që gjatë karrierës sime t`i arrijë synimet e mia që një ditë të afërme të jem pjesë e futbollit evropian”, shprehet talenti Aris Ismajli.

Talenti Aris Ismajli, i cili luan në pozitën e sulmuesit e karakterizon shpejtësia të cilën e posedon dhe gjuajtjet e tija janë tejet precize.
“Roli imë në fushë është sulmues, ky rol kërkon që sa më shumë të shënosh gola në portën kundërshtare por gjithçka arrihet vetëm me punë, shpresoj se me golat e mi në portat kundërshtare do ti sjell fitore skuadrës sime në të cilën kemi një shoqëri të mirë në mes vete të gjithë futbollistët”, thekson “bjondini” Ismajli.

Sulmuesi i Fatosave në KF Shkëndija Aris Ismajli, shpreson se një ditë do të ec hapave të Cristiano Ronaldos dhe futbollistit nga Zhegra, Xherdan Shaqirit.

“Unë po jap më të mirën, idolët e mijë janë Ronaldo e Shaqiri, ku në të shumtën e rasteve edhe i imitoj dhe një ditë dëshira ime është të shkoj gjurmëve të tyre, shpresoj se do t’ja arrijë qëllimin pasiqë kam mbështetje nga familja dhe po ashtu kam një trajner shumë të mirë siç është Veton Xhemajli”, thekson Aris Ismajli.

Edhe vetë trajneri i Shkollës së Futbollit Shkëndija, Veton Xhemajli, ka fjalë të mëdha për talentin që ka sulmuesi Aris ismajli.
“Arisi është një futbollist shumë i mirë, ka një talent të veçantë e karakterizon shpejtësia që ka dhe nuhatja për gol, gjatë lojës është shumë bashkëpunues me futbollist tjerë nga Arisi pres që shumë shpejt me talentin që ka të bëhet një futbollist i kalibrit të lartë”.

Është një fat i madh që futbollit të Kosovës po i lind një talent me përmasa të mëdha futbollistike dhe kurrsesi nuk guxojmë t`i anashkalojmë këta talent, këta duhet përkrahur pasiqë janë ardhmëri e futbollit Kosovar./rajonipress/