Arinjtë e vegjël hyjë në oborr, luajtën në luhaja sikur fëmijë (Video)

E publikuar: 19/10/2017 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familjarët e një shtëpie në Connecticut të Shteteve të Bashkuara, kanë shikuar nga brenda katër arinj të vegjël, që hynë në oborrin e tyre.

Kafshët e reja në moshë, kanë luajtur në luhaja, teksa njëri prej tyre provoi edhe të lëshohej në tobogan, transmeton Telegrafi.

“Janë luhajat e mija”, dëgjohet duke thënë një vajzë e vogël, nga frika se arinjtë mund t’ia marrin.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin e këndshëm të lojës së kafshëve, që u larguan pa shkaktuar ndonjë dëmtim. /Telegrafi/