Arifi: Taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet as nëse lidhet me vazhdimin e dialogut

E publikuar: 29/11/2018 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i delegacionit të Kosovës në dialogun teknik me Serbinë dhe këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, tha se taksa për produktet me origjinë serbe, nuk do të hiqet për shkak të ultimatumeve të Serbisë dhe as të presioneve ndërkombëtare.
Ai tha në RTK presioni që po i bëhet Kosovës do të ishte mirë që adresë ta kishte Serbinë e cila nuk i zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel. Sa i përket dialogut teknik, ai tha se është klinikisht i vdekur.

Taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe ishte e pa shmangshme, për shkak të veprimeve te Serbisë por ajo nuk është e drejtuar ndaj qytetarëve serb te Kosovës, të cilët po vazhdojnë të instrumentalizohen nga Beogradi. Kështu tha shefi i delegacionit të Kosovës në dialogun teknik me Serbinë dhe këshilltari politik i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi.

Duke komentuar reagimet lidhur me taksën, Arifi tha se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh Kosovën e pavarur, edhe përkundër presionit dhe thirrjeve ndërkombëtare si dhe ultimatumeve të Serbisë. Sipas tij adresë për reagim të BE-së,zonjës Mogerini dhe presioneve të tjera ndërkombëtare do të duhej të ishte Serbia e jo Kosova.

Arifi tha se qeveria e Kosovës nuk është konsultuar me askënd nga miqtë ndërkombëtar për taksën, derisa e pranoi se nuk do të jetë e lehtë të mbahet kjo masë por tha se qeveria është e vendosur për këtë.

Vendimi për taksën ka ardhur nga qeveria e Kosovës, tha këshilltari i kryeministrit Haradinaj, dhe se për marrjen e këtij vendimi sipas tij nuk do të duhej të kishte gare politike mes partnerëve të koalicionit.

Shefi i delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë tha se dialogu teknik ka vdekur klinikisht për fajin e Serbisë e cila nuk e ka zbatuar asnjë marrëveshje të arritur.

Arifi tha se vetëm nga moszbatimi i marrëveshjes për energjinë Kosova ka humbur nga 30 milion euro në vit, ndërsa 12 milion euro janë humbur donacione për ndertimin e pikave të përbashkëta kufitare.

Shefi i dialogut teknik me Serbinë tha se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet as nëse kjo lidhet me vazhdimin e dialogut në mes të dy vendeve.