Arifi: Haradinaj do të ndyhej nëse do t’i shërbente njerëzve si Dardan Molliqaj

E publikuar: 22/04/2016 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njëri prej njerëzve kryesor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, i është përgjigjur Dardan Molliqajt të Vetëvendosjes, i cili ka thënë se Ramush Haradinaj nuk ka pastërti dhe dituri për ta rrëzuar regjimin.

Arifi në një postimin në rrjetin social Facebook ka shkruar se AAK-ja kurrë nuk do të jetë argat i Dardan Molliqajt.

Lexoni postimin e plotë të Arifit në Facebook:

Nëse po flasim për pastërtinë e Ramush Haradinajt (siç paska fol Molliqaj) ai me të vërtetë ka mujtë me u ndy nëse do të kishte pranu që të shërbej njerëzve si Dardan Molliqaj.

Edhe Kuba me një kohë kishte nevojë të tmerrshme për ndryshim por ajo nevojë e shtyri popullin kubanez të zgjedhë ndryshimin e gabuar.

Qe 50 vjet Kuba vuan nga ajo zgjedhje “për ndryshim” që lidershipi i saj si ka vlerat aq të largëta nga vlerat e Dardanit.

AAK sdo të jetë kurrë argat i Dardan Molliqajt. Boll afër e ka pas Dardani por morri çka morri. E që nuk mujti me marrë atë që deshti është dëshmi se AAK ka substancë të fortë anti trupash.