Arianit Salihu zgjidhet ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor

E publikuar: 30/05/2018 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës me 15 vota e kanë zgjedhur Arianit Salihun ushtrues detyre të drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor.

KGjK dhe KPK kanë mbajtur një takim të përbashkët lidhur me vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, vendim i cili ka anuluar zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së ZPD-së me arsyetimin se ka munguar kuorumi.

Për të pasur kuorum duhej të ishin të paktën nga 9 anëtarë të dy këshillave.

Të pranishëm sot ishin 20 anëtarë, 11 nga KGjk dhe 9 nga KPK.

Për pozitën e ushtruesit të detyrës të ZPD-së kishin shprehur interesim 5 kandidatë.

Kandidat i zgjedhur me vendimin e anuluar ishte ai që u zgjodh sot, Arianit Salihu./kallxo