Argjentinasja bëhet mësuesja e parë e arsimit parashkollor me sindromin Down

E publikuar: 24/10/2016 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur Noelia Garella ishte fëmijë, një çerdhe e kishte refuzuar duke e etiketuar si “përbindësh”. Tani, si 31-vjeçare, ajo është klasë në vete.

Me gjithë paragjykimet, ajo është personi i parë me sindromin Down që punon si mësuese në një institucion parashkollor në Argjentinë, dhe njëra nga të paktat në botë, transmeton Express.

Rasti i Garellas ishte i paparë, pasi që shkolla u përball me një tabu: A mund një person me sindrom të njohur të jetë në krye të një klase?

Ajo ka thënë se gjithmonë ka dashur të jetë mësuese.

“E adhuroj këtë. Qëkur isha e vogël, gjithmonë kam dashur të bëhen mësuese, sepse më pelqejnë shumë fëmijët”, ka thënë ajo për AFP.