Argjentina zbulon listën, Icardi ftohet – Aguero jo

E publikuar: 23/05/2017 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Argjentinës ka publikuar listën e futbollistëve për miqësoret e muajit qershor, shkruan IndeksOnline.

Në 27 lojtarët e ftuar mungon ylli i Manchester Cityt Kun Aguero, vendin e tij e ka nxënë pas një kohe të gjatë sulmuesi i Interit, Mauro Icardi.

Po ashtu në këtë listë i ftuar është edhe mesfushori i West Hamit, Lanzini i cili po kalon në formën e jetës.

Ekipi kombëtar argjentinas do të takohet më 9 qershor kundër Brazilit dhe më 13 kundër Singaporit, që të dyja janë vetëm miqësore.