Argjentina “stërvitet” me Bolivinë, Messi përgjigjet me gola

E publikuar: 05/09/2015 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Argjentina dhe Lionel Messi u përgjigjen me një breshëri golash të gjithë kritikëve. Në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kombëtarja albiceleste tregoi se e ka hedhur pas krahëve dështimin në Kupën e Amerikës duke shpartalluar me rezultatin 7-0 Bolivinë në një takim miqësor. Edhe pse hyri në fushë si zëvendësues ylli i La Selecion Leo Messi realizoi dy herë në harkun e vetëm 8 minutave ndërsa mbrëmjen perfekte të Argjentinës e kompletuan Ezequiel Lavezzi e Sergio Aguero që gjithashtu realizuan nga dy herë ndërkohë mbylli gjithcka me finalizimin e tij sulmuesi i talentuar i Atleticos së Madridit Angel Correa i cili realizoi që në debutim. Gerardo Martino e nisi sfidën me Messin në stol dhe me treshen Gaitan-Lavezzi-Aguero në sulm. Pa kaluar ende 5 minuta lojë El Pocho zhbllokoi shifrat me një gol të thjeshtë. Kur kronometri shënonte 33 minuta lojë ishte radha e Agueros për të lënë shenjën e tij. El Kun i asistuar nga mesfushori i Juventusit Roberto Pereyra mposhti për herë të dytë portierin e Bolivisë, Vaca. Pak minuta përpara fundit të pjesës së parë Argjentina shënoi edhe të tretin dhe ishte sërish Lavezzi ai që e dërgoi topin në rrjetë pas një topi të marrë nga sulmuesi i Manchester City-it. Në minutën e 59-të futbollisti i Paris Saint Germain i ktheu reston, Agueros duke i dhënë një top fantastik me këtë të fundit që realizoi golin që i coi shifrat në 4-0. Në minutën e 65-të Martino hodhi në fushë, Messin dhe ylli i Barcës në pak caste realizoi dy gola të shpejtë. Në fund kishte vend edhe për finalizimin e Angel Correas sulmuesit 20-vjecar të Atleticos së Madridit që është rikthyer më i fortë se kurrë duke e hedhur pas shpine sëmundjen që e mbajti fushave të futbollit për një vit.