Argjentina me rekord të tmerrshëm që nga ‘rikthimi’ i Messi

E publikuar: 21/06/2019 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Argjentinës në futboll po vazhdon të përballet me rezultate të dobëta edhe në Kupën e Amerikës 2019.

Rezultatet e dobëta e kanë përcjell kombëtaren e Lionel Messi që nga dështimi në finalen e Kupës së Amerikës, në vitin 2016.

Messi kishte zgjedhur që të pensionohej nga futbolli me kombëtare pas asaj disfate, mirëpo ishte rikthyer për Kupën e Botës.

Mirëpo, që nga rikthimi i yllit të Barcelonës në kombëtaren latine, rezultatet e kombëtares janë të tmerrshme.

Fitorja e vetme në garat zyrtare ishte ajo kundër Nigerisë, në Kupën e Botës 2018, përcjell lajmi.net.

Argjentina ka luajtur gjithsej gjashtë ndeshje zyrtare që nga rikthimi i Leo Messi, por ka dështuar që të kënaq tifozët.

Edhe në Kupën e Amerikës 2019 gjërat po shkojnë njësoj, ku Argjentina e nisi me humbje 2:0 kundër Kolumbisë, për të vazhduar me një barazim 1:1 kundër Paraguait.