Ardian Hoxha: Mënyra më e mirë për ta ulur papunësinë

E publikuar: 12/05/2020 22:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë shpesh dëgjojmë të afërm apo në shoqëri tek ankohet se nuk ju pëlqen puna që e bëjnë për vite të tëra, apo student të cilët nuk dinë se si të mbërrijnë të punësohen.

Për këtë folësi motivues, Ardian Hoxha ka realizuar videon e radhës siç kishte premtuar për shikuesit e tij në kanalin e Youtube dhe webfaqen www.ardianhoxha.com.

Puna vullnetare është tema e radhës e cila shpjegohet mirë dhe më detajisht se si do të përfitonte ekonomia e Kosovës por edhe shumë individ të papunë apo të pakënaqur me punën ku punojnë. 

Ndonëse i nxënë me punë nga 8 kompani që udhëheq, edhe vet Ardian Hoxha kryen punë vullnetare dhe inkurajon të tjerët ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Nuk ka ndjenjë më të mirë kur sheh se puna jote është vlerë për të tjerët”, thekson Ardian Hoxha duke treguar kontributin e tij në Rotary Club Prishtina.

Për të shikuar videon e plotë dhe për tu bindur se puna vullnetare na ndihmon në avancimin tonë në karrierë ju ftojmë të ndiqni videon e plotë.