Archos zbuloi tre telefona të rinj inteligjentë, njëri operon me Windows 10

E publikuar: 26/08/2015 01:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania franceze Archos si gjithmonë prezanton disa pajisje njëherësh. Sot ajo prezantoi tri pajisje të reja, edhe pse dy prej tyre janë identike sa i përket harduerit. Telefonat inteligjentë Archos 50 Cesium dhe Archos 50e Helium i diferencon vetëm softueri, ku i pari do të operojë me sistemin Windows 10 Mobile, ndërsa tjetri me sistemin Android.

Archos 50 Cesium është një nga telefonat e parë inteligjentë që do të operojë me sistemin Windows 10. Ai ka ekran me prekje 5 inç me rezolucion 720 pikselë, kamerë të pasme 8 megapikselë me blicin LED, kamerë ballore 2 megapikselë, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme dhe bateri me kapacitet 2,100 mAh. Telefoni fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 210 me katër bërthama Cortex-A7 CPU me shpejtësi 1.1 GHz dhe kartën grafike Adreno 304 GPU. Dimensionet e tij janë 147 x 72.5 x 8.5 mm. Ai ka dy vende pë karta SIM dhe ofron mbështetje për rrjetin 4G LTE.

Archos 50e Helium ka të njëjtat specifika si telefoni i parë, vetëm se do të operojë me sistemin Android 5.1 Lollipop. Të dy telefonat do të kushtojnë rreth 99 paundë.

Archos zbuloi tre telefona të rinj inteligjentë, njëri operon me Windows 10.

Telefoni i tretë, Archos Diamond S, përmban ekran me prekje 5 inç me rezolucion 720 pikselë dhe xhamin mbrojtës Gorilla Glass 3. Telefoni fuqizohet nga procesori MediaTek MT6753 SoC me tetë bërthama me shpejtësi 1.5 GHz, së bashku me 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, dhe bateri me kapacitet 2,300 mAh. Kamera e pasme e tij është 16 megapikselë me blicin LED, ndërsa kamera ballore është 8 megapikselë.

Edhe ky telefon ofron dy vende për karta SIM dhe rrjetin 4G LTE. Archos Diamond S operon me sistemin Android 5.1 Lollipop. Përmasat e tij janë 152.6 x 76.4 x 8.4 mm, dhe peshon 118 gramë. Ky telefon do të kushtojë 160 dollarë dhe do të hidhet në treg në muajin nëntor.