Arbër Zeneli e nis me super gol sezonin e ri

E publikuar: 10/08/2018 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli e ka nisur me gol edicionin e ri në elitën e futbollit holandez.

Ndeshja hapëse e kampionatit holandez po zhvillohet mes Zwolles dhe Heerenveen.

Pjesa e parë është mbyllur 3-1.

Shqiptari e ka shënuar pikërisht golin e tretë për skuadrën e tij.

Ai mori një top në kufijtë e zonës, kaloi një mbrojtës dhe nga një pozitë shumë e vështirë gjuajti nën këmbët e portierit për të shënuar për 1-0.

Zeneli ka asistuar edhe te goli i patë i Heerenveen i shënuar nga Morten Thorsby.

Mesfushori pritet të jetë një nga lojtarët kryesor të Kosovës nën drejtimin e Bernard Challandes në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/