Arben Gashi: Për mua dhe Rexhën kurrë nuk ish rrëzuar Qeveria, por Albin Kurti me veprimet e tij e kërkoi mocionin për mosbesim

E publikuar: 25/03/2020 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i është përgjigjur ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, se tre ministra në Qeverinë 2008-2010 që atëherë drejtohej nga Presidenti i tanishëm Hashim Thaçi, ishin shkarkuar me urdhër të këtij të fundit, raporton Infosot.

“Ministër Besnik Bislimi, po t’i numëroi faktet, sepse faktet janë më të forta se sa keqpërdorimi i arkivave shtetërore. I kemi zëvendësuar 3 ministra në atë kohë dhe nuk i kemi shkarkuar për arsye të ish/Kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi. Po ashtu, duke e parë këtë po e shohë që nuk e kemi as elementin fillestar të komunikimit si partner të koalicionit. Prandaj, po kërkojmë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, shkaku që me veprimet e tij, ai vetë e ka kërkuar këtë. Sepse, për mua dhe Rexhën kurrë nuk kishte për të rënë kjo Qeveri.