Arbana Xharra: Sami Kurteshi nuk është thjesht një nivel rrugaçi, është i poshtër!

E publikuar: 28/12/2016 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për gjuhën rrugaçe të Sami Kurteshit kundrejt ministres Dhurata Hoxha të cilën e quajti “lopë”, ka reaguar edhe Arbana Xharra.

Kryeredaktorja e gazetës “Zeri” thotë se ish-Avokat i Popullit, nuk është thjesht një nivel rrugaçi, një gjuhë e tillë e një zyrtari tash politik, është më tepër se shprehje e poshtër e një individi.

“Kurteshi përfaqëson një parti të madhe politike, “Vetëvendosje”, duhet të distancohet nga kjo gjuhë denigruese!”, ka shkruar Xharra.