Arbana Xharra i reagon Sellmës e përmend edhe Frankenstein

E publikuar: 20/05/2018 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Meghan Markle i kishte lënë përshtypje Xharrës për dukjen e thjeshtë. Me të i kishte krahasuar femrat shqiptare duke thënë se “mund të bëhen nuse edhe pa make-up te Sellma”.

Por nuk përfundoi me kaq, Sellma i reagoi Xharrës dhe i bëri thirrje për t’u dukur në studion e saj.

Përveç Sellmës reagime të shumta pati edhe në rrjetet sociale madje u shndërrua në “debat të ditës”. Duke u përfshirë edhe figura të njohura për publikun.

Pas kësaj Xharra u shpreh se janë mobilizuar të gjitha Sellmat, duke thënë se të gjitha po duken të njejta.

“Qenkan mobilizu gjitha Sellmat me fytyrat si pista te atyre aeroplaneve te rende rus qe bajne gje te gjalla per ne Sibiri e Kazakistan ????Pse qenka blasfemi te kritikosh kete maskarade makupesh qe ndodhe – krejta dukeni te nje nene dhe nuk eshte ekologjike me gjithe ato ngjyra qe iu bejne si Frankeshtajni … dhe mos shtyni te flas vertet per „deshtime“ se ne dhoma msheleni????”, ka shkruar Xharra në FB.

Frankenshtajn është një personazh letrar i cili është i krijuar prej një shkencëtari të cilin në fund edhe e vret ./Express Rozë