Arban Abrashi: Opozita është joserioze, ne do ta çojmë deri në fund mandatin

E publikuar: 30/04/2015 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arban Abrashi është Ministër i Punës dhe i Mirëqenies Sociale. Është edhe Zëdhënës i Qeverisë. Ka funksion edhe në LDK.

Në një videointervistë për Express, Abrashi ka paralajmëruar se do të ketë punësime sezonale në disa vende të ndryshme përfshirë edhe në ato të BE’së. Fushat ku po kërkohen punëtorët janë teknologjia, ndërtimtaria e shëndetësia, turizmi, transporti.

Ministri ka treguar se janë duke u respektuar kriteret për të gjitha familjet me asistencë sociale. Ka premtuar se deri në qershor do të ketë rritje prej 30 deri në 50 për qind të mjeteve që marrin familjet me asistencë sociale. Mirëpo, ka thënë se kjo do të varet nga kursimet që do të ndodhin.

Abrashi ka folur edhe për protestat e Opozitës. I ka quajtur joserioze kërkesat e tyre.

Beson se Qeveria LDK-PDK do ta çojë mandatin deri në fund. Thotë se marrëveshje për ta bërë Thaçin President do implementohet.

Abrashi ka folur edhe për zgjedhjet në LDK, hetimet e Agjencisë Antikorrupsion lidhur me kompaninë e tij dhe aktivitetet në shitjen e “aeroplanëve dhe anijeve”.


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/intervista/videointerviste-arban-abrashi-opozita-eshte-joserioze-ne-do-ta-cojme-deri-ne-fund-mandatin-97731/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright