Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare

E publikuar: 26/05/2019 23:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arba Kokalari është bërë eurodeputetja e parë shqiptare.

Ajo është zgjedhur nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian, në zgjedhjet që janë mbyllur sot.

Rezultatet përfundimtare tek sa kanë nisur të dalin.

Konfirmimin për Kokolarin e ka bërë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari, me prejardhje shqiptare ka siguruar ulësen e saj në Bruksel. Historike sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime!!”, ka shkruar ai.