Apple ul prodhimin e iPhone XR, raportohet kërkesë e ulët për modelin “low-cost”

E publikuar: 06/11/2018 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple ka kërkuar nga prodhuesit e iPhone, përkatësisht dy kompanitë Tajvaneze Foxconn dhe Pegatron, të ulin prodhimin e iPhone XR raportoi gazeta financiare Nikkei.


Aksionet e Apple ranë me 4% menjëherë pas raportit nxitur nga shqetësimet se iPhone XR po përballet me kërkesë të ulët.

Duke cituar zinxhirin furnizues të kompanisë, Apple kërkoi nga Foxconn i cili zotëron 60% të fuqisë prodhues të ulët në 45%.


Apple është konsumatori më i madh i Foxconn.

Raporti i Nikkei vjen pak ditë pas Apple tha se shitjet për tre mujorin e ardhshëm do të jenë poshtë pritshmërive të Wall Street.

Në Qershor i njëjti publikim kishte paralajmëruar se këtë vit kompania do të shesë 20% më pak iPhone sesa një vit më parë. /PCWorld Albanian