Apple totalisht në varësi të Samsung për iPhone 8

E publikuar: 16/09/2017 07:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjëja më e rëndësishme e modelit të ardhshëm të iPhone do të jetë ekrani i tij i cili pritet të shfrytëzojë një teknologji të quajtur OLED.

Dhe prodhuesi më i madh në botë, i vetmi i cili përmbush standardet e Apple është edhe konkurrenti më i ashpër i kompanisë: Samsung.

“Furnizimi me ekrane OLED për iPhone bëhet i gjithi vetëm nga Samsung,” shkruante analisti i njohur i KGI Securities Ming-Chi Kuo.

Një modul OLED pritet të kushtojë rreth 120 deri në 130 dollar nga 45-55 dollar për modulet LCD përdorur më parë në iPhone. Për këtë arsye Apple po nën të pamundurën për të gjetur një burim të dytë OLED.

Apple ka nevoja për miliona ekrane të tilla. Kuo parashikoi se nevojiten 45 deri në 50 milion njësi për vitin e ardhshëm ndërsa vetëm 2 deri në 4 miloion do të ndërtohen vetëm këtë tre mujor.

Kuo tha se përfshirja e Samsung nuk përfundon vetëm tek paneli OLED por kompania ofron edhe panelin e prekjes OLED. Gjithashtu ka patur paralajmërime se njësi në dispozicion të iPhone 8 mund të shiten shumë shpejt duke lënë një boshllëk për kërkesën e konsumatorëve. /PCWorld Albanian