Apple do të eliminojë butonin fizik në iPhone 8

E publikuar: 31/08/2017 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Butoni “Home” ka qenë një ikonë e dizajnit të iPhone. Përdorej për të zgjuar telefonin, për tu rikthyer në menunë e aplikacione dhe së fundi për Touch ID.

Butoni i vetëm fizik i iPhone do ti përkasë së kaluarës sipas një raporti të Bloomberg.

Sipas medias financiare butoni do të eliminohet për të krijuar më shumë hapësirë për ekranin e iPhone të ri. Në vend të tij do të ofrohen butona me prekje në ekran.

Nëse e gjitha rezulton e vërtetë atëherë kemi të bëjmë me ndryshimin më të madh të iPhone që nga 2007-ta.

Butoni “Home” ka qenë një ikonë e dizajnit të iPhone. Përdorej për të zgjuar telefonin, për tu rikthyer në menunë e aplikacione dhe së fundi për Touch ID.

Megjithatë Bloomberg thotë se vetëm modeli i rangut të lartë do të përqafojë këtë ndryshim.

Në vend të butonit, përdoruesi do të ndërveprojnë përmes një paneli softuerik i cili mund të personalizohet sipas preferencave të përdoruesit.

Çfarëdo që të ndodhë me iPhone e ri, 12 Shtatori është dita kur do të mësojmë më shumë rreth tij.

Lajmi i ditës së sotme për largimin e butonit fizik është më i fundi i një dizajni radikal që pritet të sjellë iPhone 8 në përvjetorin e 10-të të telefonit.