Apple shpjegon pse Face ID dështoi gjatë demonstrimit

E publikuar: 14/09/2017 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple shpjegoi ditën e sotme pse teknologjia e re te indetifikimit përmes fytyrës në iPhone nuk funksionoi me herën e parë gjatë demonstrimit në skenë.

Kompania fajëson një keqfunksionim të Face ID shkaktuar nga stafi ndërsa po transportonin pajisjen përpara debutimit sipas Yahoo News.

Shefi i softuerit evitoi përsëritjen e një skenari tjetër duke kaluar në një iPhone X tjetër i cili funksionoi siç ishte parashikuar.

“Njerëzit po mbanin në duar pajisjen përpara se të fillonte aktiviteti dhe nuk e kanë kuptuar se Face ID është përpjekur të identifikojë fytyrat e tyre,” raportohet të ketë thënë një zëdhënës i Apple.

“Pasi Face ID kishte dështuar disa herë të identikonte personat, sepse ata nuk ishin Craig Federighi, iPhone bëri atë që duhej, të kërkonte një fjalëkalim.”

Përpara se të vinte momenti i demonstrimit Apple e përshkruante Face ID si një teknologji të shkëlqyer, edhe më e saktë se Touch ID.

Pavarësisht se incidenti zgjati vetëm 10 sekonda, ai shkaktoi dyshim tek pjesëmarrësit të cilët menduan se Face ID mund të mos jetë ajo që kompania pretendon.

Apple tha se Face ID ç’aktivizohet pas dy përpjekjesh të gabuara duke kërkuar një kod. Në rastin e Touch ID duhet të gaboni të paktën 5 herë.

Megjithatë nuk kanë munguar kritikat se teknologjia mund të shmanget nga autoritetet apo pengmarrësit të cilët mund të detyrojnë njerzit të hapin iPhone në mënyrë të pavullnetshme.

iPhone X pritet të dalë në shitje në Nëntor. /PCWorld Albanian