Apple: Reduktimi i performancës për modelet e vjetra të iPhone do të jetë opsional

E publikuar: 30/01/2018 03:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një përditësim softueri në iPhone do të ç’aktivizojë funksionalitetin e quajtur “battery saver” i cili reduktonte performancën e telefonëve të Apple për të ruajtur jetëgjatësinë e baterisë.

Lajmi erdhi nga vetë Apple dhe opsioni do të ofrohet në iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, 7 dhe 7 Plus.

Muajin e kaluar Apple kërkoi falje pasi u zbuluar se kishte ngadalësuar në mënyrë të qëllimshme telefonët.

Konsumatorët e zemëruar shpërthyen në kritika në internet sidomos pasi mësuan se kompania kishte vendosur tua mbante të fshehur.

Prej kohësh dyshohej se Apple ngadalëson iPhone për të inkurajuar konsumatorët të kalonin në modelet e reja.

Apple e pranoi por tha se kjo ishte bërë për të rritur jetëgjatësinë e baterive të vjetra.

Opsioni i ri do të ofrohet me iOS 11.3 që do të debutojë muajin e ardhshëm. Zëvendësimi i baterisë gjithashtu rikthen performancën e plotë të telefonit.

Pas zbulimit të kësaj praktike Apple filloi të ofronte bateritë me një çmim të reduktuar prej 29 dollarësh nga 79 dollarë. /PCWorld Albanian