Apple publikon macOS High Sierra më 25 Shtator

E publikuar: 13/09/2017 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

[ad_1]

Menjëherë pas aktivitetit të prezantimit të iPhone, Apple përditësoi uebsajtin e saj rreth produkteve të reja ku në mesin e tyre është edhe sistemit operativ desktop macOS High Sierra i cili do të debutojë më 25 Shtator.

Sistemi operativ nuk u përmend fare nga kompania mbrëmjen e kaluar, mbase sepse nuk i premtonte koha. Ose mbase ka diçka më të rëndësishme për të ndarë me ne.

Apple prezantoi High Sierra në konferencën e zhvilluesve në Qershor. Ky version sjell mjete të reja editimi në aplikacionin e fotove.

Nëse përdorni Safari ka një suprizë për ju. Shfletuesi bën të mundur bllokimin e videove që luhen automatikisht në ueb. Shumë uebsajte kanë abuzuar me videot që luhen automatikisht dhe ka ardhur momenti tu jepet fund.

Së fund është një sistem i ri të dhënash që duhet të përmirësojë performancën e kompjuterit Mac me SSD. Mail kompreson mesazhet ndërsa Metal 2 shfrytëzon kartën grafike në maksimum.

macOS High Sierra do të jetë falas dhe i disponueshëm nga Mac App Store. Ikurajojmë të gjithë që të përditësojnë edhe pse nuk mund ti pëlqejnë opsionet e reja, versioni i ri ka përditësime sigurie. /PCWorld Albanian

[ad_2]