Apple po krijon klinika mjeksore që do tu ofrojnë punonjësve vizita dhe produkte mjeksore

E publikuar: 01/03/2018 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple po përgatitet të hapë këtë pranverë klinika mjekësore për të ofruar kujdes shëndetësor për punonjësit e saj dhe familjet e tyre në Cupertino. Kompania ka krijuar një faqe interneti për klinikat, të cilat do të operojnë nën emrin AC Wellness.

Aktualisht, Apple ka një qendër Wellness në selinë e saj në Cupertino që punëson doktorë, fizioterapistë, dietologë etj.

Këto klinika do të punësojnë gjithashtu, programues që mund të krijojnë programe për të ndihmuar parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e stilit të shëndetshëm të jetesës për punonjësit e tij.

Apple gjithashtu do të përdorë klinikat e reja për të testuar produktet dhe shërbimet e saj shëndetësore. Kohët e fundit Apple ka nisur një studim me Stanford University për të identifikuar ritmet e çrregullta të zemrës me sensorin e rrahjeve të zemrës të Apple Watch dhe thuhet se po punon për një lexues EKG për modelet e ardhshme të Apple Watch.

Kompania është vetëm gjigandi i fundit i teknologjisë që hyn në fushën e kujdesit shëndetësor – Amazon njoftoi muajin e kaluar se po krijon një kompani të kujdesit shëndetësor në partneritet me Berkshire Hathaway dhe JPMorgan Chase për punonjësit e tre kompanive dhe familjet e tyre