Apple pëson rënie në bursë

E publikuar: 27/04/2016 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menjëherë pas publikimit të lajmit për rënie në shitje të telefonave iPhone, aksionet e Apple në bursë ranë me 8 për qind në orët e para të shkëmbimeve.

Shefi ekzekutiv, Tim Cook, tha se kompania po performonte mirë përballë vështirësive të mëdha makroekonomike.

Çereku i parë i këtij viti ka qenë më i tmerrshmi në shitje në 13 vite. Sipas një raporti, Apple pret që për çerekun e parë të vitit të arkëtojë nga 50 miliardë deri në 53 miliardë dollarë nga shitjet.

Kjo do të thotë një ulje me 10% në krahasim me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar.

Në çerekun e parë të vitit 2015, Apple shiti 61.2 milionë telefon iPhone, ndërkohë që për tre muajt e parë të këtij viti, kompania amerikane ka shitur vetëm 50.4 milionë telefon të tillë, një rënie prej 18%.

/ Top Channel