Apple përgatit syzet AR

E publikuar: 22/04/2017 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk është sekret se Apple mbron teknologjinë e ndryshimit të realitetit (AR).

Drejtori i kësaj kompanie, Tim Kuk ka shfaqur besimin se AR do të jetë teknologjia kryesore në të ardhmen.
Ka pasur raportime të shumta se Apple po zhvillon syzat AR dhe këtë e dëshmojnë edhe dokumentet që kanë rrjedhë kohë më parë, të cilat i ka siguruar Gizmodo, sipas të cilave kompania është duke punuar në këtë drejtim.

Dokumentet janë pjesë e raportit të organizatës së Apple, Environment Health and Safety, të cilat i janë dërguar gabimisht qindra punonjësve në Apple dhe më vonë kanë arritur edhe deri te faqja Gizmodo. “Punonjësi ka paraqitur dhimbje në sy pas punëve në prototipin e ri, të cilat kanë ardhur pas përdorimit të tij”, thuhet ndër të tjera në dokument.