Apple nuk shet më modelin 256GB të iPhone 7

E publikuar: 23/10/2017 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Muajin e kaluar Apple bëri disa ndryshime por një mund tu ketë shpëtuar me shumë gjasa. U prezantuan iPhone 8 dhe iPhone X, por kompania gjithashtu rishikoi ofertat e iPhone 7-ës.

Kompania nuk do të shesë më një model 256GB të iPhone 7, telefoni me kapacitetin më të lartë duke i lënë përdoruesit me tre opsione: 32GB, 128GB dhe iPhone 8 256GB.

Sipas disa uebsajteve Apple ndaloi së shituri iPhone 7 256GB më 12 Shtator, po atë ditë që prezantoi iPhone 8.

Një zëdhënës i kompanisë kishte konfirmuar se Applenuk shet më në mënyrë direkte një model të tillë.

Edhe pse lëvizja mund të mos u duket me rëndësi, është një rast ekzemplar sesi Apple detyron përdoruesit të kalojnë në modele të reja nëse duan më shumë kapacitete.

Një memorja e madhe do të thotë më shumë fleksibilitet në shkarkimin e aplikacioneve të mëdha, foto dhe video më cilësore madje edhe filma në telefonin tuaj.

Sipas raportimeve të ditëve të fundit, Apple ka dështuar të tërheqë vëmendjen e konsumatorit me iPhone 8-ën. Kompanitë celulare sugjerojnë se përdoruesit janë duke blerë iPhone 7-ën në vend të iPhone 8-ës. /PCWorld Albanian