Apple MacBook Air i ri vjen me ekran Retina “pa kornizë” dhe skaner të shenjave të gishtërinjve

E publikuar: 31/10/2018 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Laptopëve MacBook Air u kishte kaluar koha prej vitesh por Apple ditën e sotme në aktivitetin e shumëpritur risolli një model “low-cost” me harduer modern të laptopit.


Laptopi i cili ende mban të njëjtin emër, vjen me ekran Retina 13.3-inç pa kornizë. Rezolucioni është katër herë më i lartë sesa modeli origjinal prej 2,560×1600 piksel.

Kujtojmë se gjenerata e kaluar e MacBook Air kishte rezolucion 1,440×900 piksel.


MacBook Air ngelet me dy porta USB-C dhe pa një portë kartash SD. Të paktën portat në fjalë vinë me teknologjinë Thunderbolt 3 duke përmirësuar shpejtësinë e transferimit të të dhënave.

Madje përfshin një skaner të shenjave të gishtërinjve quajtur Touch ID cili përbëhet nga një çip i ri T2 duke sjellë funksionalitetet “Hey, Siri.”

Tastiera vjen me mekanizëm e njëjtë “flutur” të modeleve Macbook Pro. Apple thotë se është më pak e zhurmshme dhe më rezistente.

Sa i përket harduerit të brendshëm laptopi vjen me gjeneratën e 8-të të procesorëve Intel Core i5, deri në 1.5TB memorie të brendshme dhe deri në 16GB RAM.

Kapaciteti i bateri është 12 orë jetëgjatësi baterie sipas Apple.

Me heqjen e kornizës së ekranit madhësia e laptopit është zvogëluar me 17% dhe peshon 1.25 kilogram.

Apple thotë se trupi i laptopit përbëhet nga alumin 100% i ricikluar. Ngjyrat e laptopit qëndrojnë në një linjë me produktet e tjera të Apple: gri, argjendtë dhe artë.

Me të gjitha këto të reja, MacBook Air kushton më shumë se paraardhësi: fillon nga 1190 dollarë për modelin bazë me Core i5, 8GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.

Porositë fillojnë nga dita e sotme dhe shitjet më 7 Nëntor. /PCWorld Albanian