Apple lançon iOS 12.1 të njëjtën ditë që prezanton iPad-ët dhe Mac-ët e rinj

E publikuar: 31/10/2018 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple iOS 12.1 do të mbërrijë ditën e sotme për iPhone dhe iPad të njëjtën ditë që kompania do të prezantojë iPad dhe Mac e rinj.


iOS 12.1 sjell video thirrjet në grup me 32 persona në FaceTime.

FaceTime automatikisht do të identifikojë personat që po flasin dhe të zmadhojë imazhin e tyre. Pjesëmarrësit të cilët nuk janë aktivë do të shfaqen në fund të ekranit gjersa të flasin.


Nëse përdoruesit duan të shohin videon e një prej pjesëmarrësve mjafton të klikojnë mbi të.

Funksioni i ri i FaceTime do të integrohet në aplikacionin e mesazheve dhe përdoruesit do të mund të startojnë bisedë në grup edhe nga iMessage.

Përveç këtij funksioni të ri, iOS 12.1 do të ketë deri në 70 emoji të reja të cilët do të jenë të disponueshëm edhe në Apple Watch dhe Mac.

Përdoruesit e telefonëve iPhone XS, XS Max dhe XR do të kenë mundësi të përdorin dy karta SIM me iOS 12.1.

Me “Advanced Depth Segmentation” për fotot portret përdoruesit të manipulojnë më shumë efektin “bokeh.”

iOS 12 debutoi muajin e kaluar me iPhone XS dhe XS Max. Deri më 10 Tetor gjysma e pajisjeve Apple kishte instaluar iOS 12. /PCWorld Albanian