Apple konfirmon një problem me ekranin e iPhone X, nuk funksionon në 0 gradë celsius

E publikuar: 10/11/2017 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple sot konfirmoi një problem me ekranin e iPhone X i cili nuk përgjigjet në kushte të ftohte të motit duke thënë se një përditësim sigurie duhet ta adresojë këtë problem.

Raportimet e para filluan këtë javë në komunitetit e Reddit ku disa përdorues thonë se duhen vetë ca sekonda në temperaturën 0 gradë që telefoni të ngrijë.

“Jemi në dijeni të problemeve me ekranin e iPhone X i cili përkohësisht nuk i përgjigjet komandave pas një ftohjeje të shpejtë të ambientit,” tha kompania.

“Pas disa sekondash ekrani do të përgjigje përsëri. Kjo do të adresohet në një përditësim softueri në të ardhmen.”

Disa përdorues spekulojnë se problemi fillonte gjatë daljes nga ambiente me dritë të paktë në ambiente me shumë dritë.

Të tjerë thonë se ekrani i telefoni nuk përgjigjet sepse Apple rekomandon përdorimin e tij në temperatura mes 0 deri në 35 gradë celsius.

Megjithatë problemi dhe shpjegimet rreth tij janë të paqarta. Por është edhe e radhë të shohim Apple teksa pranon kaq shpejt një problem të tillë. /PCWorld Albanian