Apple ka planifikuar një pajisje të realitetit të shtuar në 2020

08.03.2019 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Apple ka planifikuar një pajisje të realitetit të shtuar në 2020

Sipas një raporti të ri nga Ming-Chi Kuo, një analist i besueshëm i Apple, kompania ka nisur punën në një pajisje të realitetit të shtuar.

Bëhet fjalë për një palë syze të cilat do të hyjnë në prodhim në tre mujorin e fundit të 2019-ës dhe duhet të jenë në shitje nga gjysma e parë e 2020.

Ende nuk dihet se për çfarë do të shërbejnë këto syze. Kuo thotë se do të funksionojnë ngjashëm me Apple Watch. Në çfarë mënyre? Ai thotë se pajisja nuk funksionon pa një iPhone.

Syzet do të sillet si një ekran i cili ju jep informacionin drejt përpara syve tuaj. Punën e vështirë do ta bëjë iPhone për konektivitetin e internetit, vendndodhjen dhe fuqinë procesorike.

Një mundësi është që pajisja të lidhet me telefonin përmes Bluetooth. Pajisja AR mund të vijë me ekrane dhe sensorë që të gjurmojë ambientin përreth.

Në iOS Apple ka eksperimentuar me realitetin e shtuar kur prezantoi ARKit në iOS. Zhvilluesit kanë pasur mundësi të ndërtojnë aplikacione që integrojnë elementë dixhitalë në botën reale.

Ndërsa shumë aplikacione kanë AR, shumica duket jo seriozë dhe nuk shtojnë asnjë vlerë. Gjithashtu numri i aplikacioneve AR ka qenë i kufizuar. Apple gjithashtu ka punuar për rindërtimin e Apple Maps me të dhëna të reja. Nuk po vizaton thjeshtë harta por ka pajisur makina me sensorë LiDAR dhe kamera për të filmuar çdo gjë. /PCWorld Albanian

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Interi mendon për pasuesin e Handanovic, preferohet portierin e Udineses

Interi mendon për pasuesin e Handanovic, preferohet portierin e Udineses

Vali Corleone flet për Hashim Thaçin e Albin Kurtin: Ja kush janë këta

Vali Corleone flet për Hashim Thaçin e Albin Kurtin: Ja kush janë këta

Faton Isufi dhe Dani, sjellin këngë për heroin Agim Ramadani ‘Marshi i Agimit’

Faton Isufi dhe Dani, sjellin këngë për heroin Agim Ramadani ‘Marshi i Agimit’

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Apple, Google, njoftim në telefon për ekspozimin ndaj koronavirusit

Apple, Google, njoftim në telefon për ekspozimin ndaj koronavirusit

Mjekët në Gjermani vijojnë të pozojnë nudo në shenjë proteste për mungesën e mjeteve mbrojtëse (Fotot)

Mjekët në Gjermani vijojnë të pozojnë nudo në shenjë proteste për mungesën e mjeteve mbrojtëse (Fotot)

Rusi/ 35 vjeçarja vret shoqen e saj, pjesët e trupit të viktimës përfundojnë në ushqim për qentë

Rusi/ 35 vjeçarja vret shoqen e saj, pjesët e trupit të viktimës përfundojnë në ushqim për qentë

Policia e interviston Gold AG për shkak të këngës së fundit

Policia e interviston Gold AG për shkak të këngës së fundit

Klubet që nuk preken nga kriza e Koronavirus sa i përket merkatos. Reali, Interi dhe…

Klubet që nuk preken nga kriza e Koronavirus sa i përket merkatos. Reali, Interi dhe…

Njerku i kapi duke kryer marrëdhënie intime, 16 vjeçarja dhe i dashuri punësuan dikë për ta vrarë

Njerku i kapi duke kryer marrëdhënie intime, 16 vjeçarja dhe i dashuri punësuan dikë për ta vrarë

Ina: Përjetova gjendje shoku, kur Geri doli në takim me Antonetën (Foto)

Ina: Përjetova gjendje shoku, kur Geri doli në takim me Antonetën (Foto)

Griezmann, Coutinho, Pochettino… Newcastle kërkon lavdinë

Griezmann, Coutinho, Pochettino… Newcastle kërkon lavdinë

Ja çka i ndërtoi gruas së tij!

Ja çka i ndërtoi gruas së tij!

Arrestohet punonjësja e supermarketit që falsifikoi testin e koronavirusit për t’iu shmangur punës

Arrestohet punonjësja e supermarketit që falsifikoi testin e koronavirusit për t’iu shmangur punës

Sallata 3 ngjyrëshe, më e shëndetshmja e stinës

Sallata 3 ngjyrëshe, më e shëndetshmja e stinës