Apple ka kompromentuar saktësinë e Face ID për të rritur prodhimin e iPhone X

E publikuar: 26/10/2017 02:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prej muajsh është deklaruar nga vetë Apple edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë se blerja e një iPhone X nuk ka për të qenë e lehtë të paktën deri në 2018-ën.

Një raport i ri nga Bloomberg thotë se Apple ka bërë hapa përpara në këtë drejtim duke ulur cilësinë e komponentëve të Face ID në mënyrë një zinxhiri furnizues të prodhojë iPhone X më shpejtë.

Në fshehtësi kompania ka kërkuar nga furnizuesit të reduktojnë saktësinë e teknologjisë së njohjes së fytyrës për ta bërë më të lehtë prodhimin e komponentëve.

Ky reduktim i saktësisë thuhet të ketë filluar gjatë periudhës të prezantimit të iPhone X muajin e kaluar. Apple prezantoi për herë të parë teknologjinë më 12 Shtator duke vënë theksin tek saktësia superiore krahasuar me Touch ID.

Apple pretendon se saktësia e Face ID është 1,000,000:1, krahasuar me 50,000:1 për Touch ID.

Nëse kompania ka reduktuar saktësinë, Apple ende mund të thotë se Face ID është më i saktë se Touch ID.

Projektori i Face ID, hardueri i cili emeton 30,000 rreze infra të kuqe në fytyrë, raportohet se është ngërçi më i madh i prodhimit të iPhone X.

Disa furnizues të Apple si Finisar, Sharp dhe LG kanë hasur vështirësi me kombinimin e lazerit dhe lentes për të krijuar projektorët.

Reduktimi i cilësisë me urdhër të Apple mund të ketë bërë më të shpejtë procesin e prodhimit por edhe të testimit ndërsa Bloomberg thotë se nuk dihet çfarë impakti mund të ketë kjo tek Face ID.

Nëse rrit numrin e iPhone X të prodhuar pa ndonjë diferencë të dukshme në cilësinë e Face ID, atëherë do të jetë fitore e madhe për Apple.

Sipas analistëve kompania do të ketë të gatshme 2 deri në 3 milion njësi për tu shitur javën e ardhshme. /PCWorld Albanian