Apple iPhone në mesin e telefonëve me radioaktivitetin më të lartë

E publikuar: 22/02/2018 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për pjesën më të madhe të njerëzve, telefoni inteligjentë është shoku më i mirë. Është në xhepin e tyre kur janë në punë, është në dorën e tyre kur po shkojnë për në shtëpi, është nën jastekun e tyre kur flenë jumë.

Me këtë nivel përdorimi, të paktë janë ata që e vrasin mendjen për rreziqet që mund tu kanosen. Edhe pse efektet e radioaktivitetit që lëshojnë smartfonët tanë mund të mos jetë aq i rrezikshëm momentalisht, në një periudhë afatgjatë dëmi i shkaktuar ndaj shëndetit është real.

Zyre Federale Gjermane për Mbrotjen nga Radioaktiviteti ka kryer një studim dhe përpiluar një databazë me telefonët që emëtojnë më shumë radioaktivitet.

Sipas tyre, telefoni me radioaktivitetin më të lartë është Xiaomi Mi A1. Në fakt lista e telefonëve më radioaktivë dominohet nga markat Kineze si Xiaomi, OnePlus, Huawei dhe ZTE.

10 nga 16 telefonët me radioaktivitetin më të lartë vinë prej këtyre prodhuesve. Gjithashtu në këtë listë janë edhe telefonët shumë popullorë të Apple si iPhone 7, 8 dhe 7 Plus.

Edhe pse ende nuk ka një standard i cili përcakton nivelin e sigurisë sa i takon radioaktivitetit që emëtojnë telefonët, një kompani gjermane certifikimi quajtur “Blue Angel” i vlerëson të sigurtë ato telefonë me absorbim prej 0.60vat për kilogram.

Të gjithë telefonët në këtë listë kanë të paktën dyfishin e kësaj vlere. /PCWorld Albanian