Apple i nënshtrohet gjobës 13 miliard Euroshe të Bashkimit Evropian

E publikuar: 06/12/2017 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple ra dakord të paguajë 13 miliard euro taksa të papaguara Bashkimit Evropian raportoi Wall Street Journal ditën e Hëne.

Vitin e kaluar Komioni Evropian kërkoi nga Apple rikthimin e taksave të papaguara në Irlandë.

Vendi ishullor prej mëse një viti i ka rezistuar presionit për të marrë paratë nga Apple. Ky vend ofron taksa të ulëta për kompanitë e huja, një praktikë e cila është përdorur efektivisht nga korporatat e huaja si Apple.

Komisionerja e Konkurrencës pranë Bashkimit Europian, Margaret Vestager, ngriti pyetjen sesi mund të jetë e pranueshme një taksë prej 0,005 % që Apple i ka paguar shtetit Irlandez.

“Taksat e ofruara nga Irlanda në mënyrë artificiale kanë reduktuar detyrimet e Apple bindshëm përgjatë dy dekadave të fundit, duke rënë në kundërshti me ligjet Europiane. Apple duhet të paguajë për çdo përfitim të arritur nga kjo taksë,” u shpreh Vestager në një konferencë për shtyp.

Apple me shumë gjasa do të zvarrisë këtë proces nëpër gjykatat Evropiane dhe ato Irlandeze për ti shmangur gjobës 13 miliard Euroshe të Komisionit ndërsa ekspertët parashikojnë ditë të vështira për Apple për të bindur gjykatësit lidhur me legjitimitetin e marrëveshjes me Dublinin.

Gjigandi i iPhone ka paguar vetëm 0,005% të fitimeve në taksa për periudhën 2003-2014.

Indiferenca e Irlandës bëri që Komisioni Evropian të dërgonte këtë të fundit në Gjykatën e Lartë Evropiane për ta detyruar të mbledhë taksat.

Apple dhe qeveria Irlandeze kanë nisur apelimin e vendimit dhe shpresojmë të marrin pas paratë. “Jemi të bindur se Gjykata e Lartë Evropiane do të kthejë pas vendimin e Komisionit Evropian sapo të ketë analizuar provat,” shprehej Apple. /PCWorld Albanian