Apple, Google, njoftim në telefon për ekspozimin ndaj koronavirusit

29.04.2020 05:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Apple, Google, njoftim në telefon për ekspozimin ndaj koronavirusit

Telefoni inteligjent në xhepin tuaj mund t’ju njoftojë së shpejti nëse keni qenë të ekspozuar ndaj COVID-19. Ndërsa komunitetet në mbarë botën po shqyrtojnë hapat e parë drejt rihapjes, ekziston frika se kur njerëzit të fillojnë të lëvizin, virusi do të përhapet. Por COVID-19 paraqet sfida unike për të ndalur përhapjen e tij. Disa që janë të infektuar nuk kanë pasur kurrë simptoma; ata që sëmuren mund të përhapin sëmundjen për një ose dy ditë para se të kenë kollë ose të dridhura të trupit, disa nga simptomat e zakonshme të COVID-19.

Kompanitë Apple, Google dhe të tjerë janë duke punuar për një plan për të përdorur telefonat inteligjentë për të informuar ata që janë shkëmbyer me një person të infektuar. Ata e quajnë “njoftim për ekspozimin”.

Një mjet dixhital për autoritetet e shëndetësisë
Muajin tjetër, Apple, prodhuesi i celularëve iPhone, si dhe Google, sistemi operativ Android i të cilit gjendet në shumicën e telefonave inteligjentë të botës, do të bëjnë të disponueshëm programe që do t’i lejojnë pajisjet të shkëmbejnë informacione përmes valëve Bluetooth. Autoritetet e shëndetit publik dhe partnerët e tyre do të ndërtojnë aplikacione që ata do t’i përdorin për të njoftuar njerëzit nëse janë ekspozuar ndaj dikujt që ka rezultuar pozitiv për virusin.

Por a do të funksionojë kjo? Ekzistojnë shumë pengesa përpara. Do të duhet ta shkarkojnë aplikacionin një numër i madh njerëzish që ai të arrijë të funksionojë siç duhet, ndërkohë që shumë njerëz mund të dëshirojnë të sigurohen që privatësia e tyre nuk do të komprometohet, se të dhënat e tyre nuk do të vidhen. Dhe ka edhe shumë sfida teknike, si për shembull, nëse aplikacioni zvogëlon aftësinë e funksionimit të telefonit.

“Kjo është e komplikuar sepse është teknologji spekulative e paprovuar”, tha Harper Reed, një sipërmarrës dhe ish-zyrtari kryesor i teknologjisë për fushatën e ish-Presidentit Obama. “Nëse nuk funksionon, mund t’i vëmë njerëzit në rrezik. Por nëse funksionon, një njoftim i hershëm i ekspozimit mund të ndihmojë në mënyrë dramatike komunitetet tona ta kufizojnë dhe ti mbijetojnë COVID-19”.

Ku mbahen të dhënat?
Në mbarë botën, ka një debat mbi teknologjinë dhe politikën. A duhet që autoritetet qeveritare të shëndetësisë të mbledhin të dhëna apo të dhënat duhet të mbeten në telefonat inteligjentë? Apple, Google dhe disa grupe në Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se të dhënat duhet të qëndrojnë në telefon – për të mbrojtur privatësinë e njerëzve, por edhe për t’i bërë më pak objektiv sulmi për hakerat të dhënat e tyre.

Disa qeveri janë duke punuar në aplikacione që përdorin të dhënat e sistemit global të pozicionimit (GPS) Teknologjia e kompanive Apple dhe Google nuk shfrytëzon sistemin GPS. Nëse aplikacioni është privat dhe i sigurt, njerëzit ka më shumë të ngjarë ta përdorin atë, tha Henry de Valence me TCN Coalition, një koalicion i zhvilluesve të aplikacioneve dhe të tjerë që punojnë me teknologjinë dhe politikat që janë në themel të njoftimit të ekspozimit.

“Njerëzit duan të jenë në gjendje të ndihmojnë dhe të frenojnë përhapjen e sëmundjes,” tha ai. “Dhe kështu, nëse u jepni atyre një mundësi që nuk përbën asnjë rrezik për ta, por i lejon ata të ndihmojnë veten dhe të tjerët, njerëzit thjesht do të bëjnë një gjë të tillë, pa u dashur t’iu kërkohet.”

Ka ende shumë të panjohura rreth asaj se si do të funksionojë një aplikacion i njoftimit të ekspozimit dhe nëse do të shohë adoptim të gjerë. Por ka shpresë se teknologjia mund të luajë një rol në ngadalësimin e përhapjes së virusit./VOA

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Apple, Google, njoftim në telefon për ekspozimin ndaj koronavirusit

Apple, Google, njoftim në telefon për ekspozimin ndaj koronavirusit

Mjekët në Gjermani vijojnë të pozojnë nudo në shenjë proteste për mungesën e mjeteve mbrojtëse (Fotot)

Mjekët në Gjermani vijojnë të pozojnë nudo në shenjë proteste për mungesën e mjeteve mbrojtëse (Fotot)

Rusi/ 35 vjeçarja vret shoqen e saj, pjesët e trupit të viktimës përfundojnë në ushqim për qentë

Rusi/ 35 vjeçarja vret shoqen e saj, pjesët e trupit të viktimës përfundojnë në ushqim për qentë

Policia e interviston Gold AG për shkak të këngës së fundit

Policia e interviston Gold AG për shkak të këngës së fundit

Klubet që nuk preken nga kriza e Koronavirus sa i përket merkatos. Reali, Interi dhe…

Klubet që nuk preken nga kriza e Koronavirus sa i përket merkatos. Reali, Interi dhe…

Njerku i kapi duke kryer marrëdhënie intime, 16 vjeçarja dhe i dashuri punësuan dikë për ta vrarë

Njerku i kapi duke kryer marrëdhënie intime, 16 vjeçarja dhe i dashuri punësuan dikë për ta vrarë

Ina: Përjetova gjendje shoku, kur Geri doli në takim me Antonetën (Foto)

Ina: Përjetova gjendje shoku, kur Geri doli në takim me Antonetën (Foto)

Griezmann, Coutinho, Pochettino… Newcastle kërkon lavdinë

Griezmann, Coutinho, Pochettino… Newcastle kërkon lavdinë

Ja çka i ndërtoi gruas së tij!

Ja çka i ndërtoi gruas së tij!

Arrestohet punonjësja e supermarketit që falsifikoi testin e koronavirusit për t’iu shmangur punës

Arrestohet punonjësja e supermarketit që falsifikoi testin e koronavirusit për t’iu shmangur punës

Sallata 3 ngjyrëshe, më e shëndetshmja e stinës

Sallata 3 ngjyrëshe, më e shëndetshmja e stinës

Kamomil, qumësht dhe kanellë, kura natyrale që shëron trupin tuaj

Kamomil, qumësht dhe kanellë, kura natyrale që shëron trupin tuaj

Bale dhuron 500 mijë funta në spitalin ku ka lindur për të ndihmuar në betejën ndaj koronavirusit

Bale dhuron 500 mijë funta në spitalin ku ka lindur për të ndihmuar në betejën ndaj koronavirusit

Si u njoh me bashkëshorten, Lyrical Son: Në fillim e shihja si fëmijë! (Video)

Si u njoh me bashkëshorten, Lyrical Son: Në fillim e shihja si fëmijë! (Video)