Apple gati të tronditë botën

E publikuar: 09/09/2015 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pak orë na ndajnë nga prezantimi që do të zhvillojë Apple, ku do të prezantohen disa pajisje të reja, si dhe versioni i ri i softuerit. Produktet që do të prezantojë sot Apple priten të tronditin të gjithë tregun global.

Gjiganti i Kupertinos do të prezantojë sot dy iPhone të rinj, një Apple TV dhe një iPad Pro më të madh.

Eventi do të zhvillohet në San Francisko dhe do të nisë në orën 19:00.

Ju mund ta ndiqni atë drejtpërdrejt nga uebsajti i kompanisë (kliko këtu). Vetëm pajisjet iOS dhe ato me Windows 10 do ta shfaqin eventin live.

Ja çfarë do të prezantojë Apple sot:

iOS 9

Apple do të zbulojë versionin më të fundit të sistemit të saj operativ, iOS 9.

Para disa muajsh ajo prezantoi versionin beta të këtij sistemi operativ, ndërsa tani do të zbulohet versioni i plotë me të gjitha veçoritë e tij.

iPhone 6s and 6s Plus

Dita e shumëpritur erdhi. Më në fund do të shohim telefonat e rinj inteligjentë iPhone 6s dhe 6s Plus. iPhone 6s do të ketë ekran 4.7 inç, ndërsa modeli “Plus” to të ketë ekran 5.5 inç. Të dy këta telefona do të fuqizohen nga çipi A9 dhe do të ofrojnë 2GB RAM.

iPhone-t e rinj do të integrojnë gjithashtu teknologjinë Force Touch që gjendet tek Apple Watch dhe disa modele MacBook.

iPad ‘Pro’

Apple do të prezantojë gjithashtu një version më të madh të tabletit iPad.

Ky tablet thuhet se do të ketë ekran 12.9 inç dhe do të operojë me sistemin iOS 9.

Apple TV

Versioni i ri i televizorit të Apple do të shfaqet më në fund. Ky televizor do të jetë shumë ndryshe nga paraardhësit. Ai do të ketë procesor më të shpejtë dhe më shumë hapësirë, do të jetë më i hollë dhe do të komandohet nga asistenti virtual Siri.

Apple do të krijojë edhe një dyqan në internet posaçërisht për televizorët e saj, ku përdoruesit mund të shkarkojnë aplikacione të ndryshme. /krokodili.al/