Apple fiton betejën e markës së iPad ndaj Xiaomi

E publikuar: 06/12/2017 00:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mi Pad nuk do të mund të përdoret si një markë tregtare në Evropë nga Xiaomi pasi ky i fundit humbi një betejë ligjore me Apple.

Gjykata e dytë më e lartë Evropian, Gjykata e Përgjithshme arriti në përfundimin se Mi Pad nuk duhet të regjistrohet si një markë tregtare sepse konsumatorët mund ta ngatërrojnë me Apple iPad.

Xiaomi Mi Pad dhe Apple iPad janë të dy tabletë. Në 2014-ën Xiaomi aplikoi për një patentë pranë Zyrës Evropiane për Pronësinë Intelektuale për të regjistruar Mi Pad si një markë tregtare.

Apple menjëherë dërgoi një ankesë pranë EUIPO që u pranua në 2016-ën. Gjykata e vlerësoi të drejtë vendimin e EUIPO duke thënë se vendet anglisht folëse mund të ngatërrojnë lehtësisht “mi” me “my.”

Xiaomi mund të apelojë vendimin e gjykatës së përgjithshme në Gjykatën e Lartë Evropiane. /PCWorld Albanian