Apple edhe me një ndryshim të madh në iPhone 8

E publikuar: 03/03/2017 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas një raporti në Wall Street Journal, Apple pritet të largojë edhe një tjetër veçori nga iPhone për shkak të avancimeve teknologjike. Apple po e largon portin e energjisë për të kaluar në një port të ri USB-C, duke shënuar kështu një ndryshim tjetër në dizajnin e iPhone.

Nëse nuk po e kuptoni, porti për mbushjen e celularit në të cilën aktualisht e fusni kabllon për mbushje do të duket shumë ndryshe kur të lansohet iPhone 8. Porti USB-C është një veçori që më së shumti është parë në celularët e rinj Android.